LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Shala: Institucionet, politikanët dhe shoqëria të punojnë 365 ditë, për kategoritë e margjinalizuara

Ambasadorja Shala: Institucionet, politikanët dhe shoqëria të punojnë 365 ditë, për kategoritë e margjinalizuara

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, ka realizuar projektin e saj të radhës “Historia ime motiv për ty”, bazuar në jetën e saj personale, por dedikuar atyre mbase jeta i ka sfiduar njësoj si atë, por që ato sfida përmes këtij projekti janë kthyer në guxim dhe motiv për shumë-kënd, sidomos të kategorive të margjinalizuara të vendit tonë, të cilët jeta i ka sfiduar në forma të ndryshme, por përgjatë viteve kanë krijuar histori vetëdijësuese dhe motivuese suksesi.

Duhet të theksuar që përveç historive të trajtuara, në këtë projekt janë plotësuar edhe disa ëndrra të veçanta, të cilat për mysafirët pjesëmarrës deri në këtë kohë ishin të pamundura.


Në një intervistë për Telegrafin, ambasadorja Shala tregon idenë, qëllimin, realizimin dhe pritshmëritë e projektit, i realizuar me një cikël emisionesh prej 5 episodesh, i cili për 5 javë rresht, ka shpalosur histori të ndryshme motivuese dhe vetdijësuese me personat të cilët i ka sfiduar jeta me vështirësi të ndryshme. Ajo ka bërë të ditur se me vet-faktin që ka pasur kërkesa të shumta nga njerëz të ndryshëm, që të jenë pjesë e emisionit, madje kam pasur edhe mesazhe të atilla, që njerëzit që vuajnë nga depresioni pas transmetimit të emisioneve, kanë filluar ta shohin jetën me më shumë pozitivitet.

“Qëllimi kryesor i këtij projekti, ishte të sjellim në mediet tona histori të padëgjuara më parë nga persona po ashtu të pa parë ndonjëherë në publik, që ti bëjmë të integruar në shoqërinë tonë dhe të ngrisim vetëdijen qytetare, që edhe këta persona që vijnë nga këto kategori, meritojnë dhe duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në shoqërinë tonë. Përveç kësaj, tu hapim edhe rrugët institucionale për të praktikuar profesionet e tyre”, tha mes tjerash në intervistë për Telegrafin, Elvana Shala, Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën, në IHRC

Megjithatë, ajo ka një mesazh për institucionet e vendit dhe politikanët në përgjithësi, për të cilët thotë se “është mirë që ata të mendojnë dhe punojnë për këto kategori 365 ditë të vitit konform ligjeve në fuqi, dhe jo vetëm në kohë fushatash zgjedhore, siç ndodh rëndom”.

Ndërsa për shoqërinë, ajo porositë atë, që të ulë paragjykimet dhe të pranoj secilin person bazuar në kualitetet e tij, dhe jo të krijojnë ndasi në bazë të dukjes apo të kaluarës së tyre, pasi që, siç tha ajo “në fund të fundit të gjithë jemi njerëz të lindur nga dashuria dhe me dashuri, dhe meritojmë të trajtohemi nga secili njeri”.

Telegrafi: Znj. Shala projekti juaj i radhës ka qenë “Historia ime, motiv për ty”, Na tregoni pak më shumë rreth projektit në fjalë?

Elvana Shala : Projekti televiziv “Historia ime motiv per ty” ishte vazhdimësi e projekteve që unë si Ambasadore, sjellë çdo vit në vendin tonë në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, dhe i cili iu kushtua në tërësi kategorive të margjinalizuara të vendit tonë, të cilët jeta i ka sfiduar në forma të ndryshme, por përgjatë viteve kanë krijuar histori vetëdijësuese dhe motivuese suksesi.

Telegrafi: Na flisni pak për idenë, qëllimin dhe njëherit edhe realizimin e këtij projekti?

Elvana Shala : Ideja e këtij projekti televiziv ishte tërësisht e bazuar në jetën time personale, duke e ditur faktin që personalisht jam sfiduar shumë në aspektin shëndetësor, por që publiku gjithmonë më ka parë si motiv për të tjerët. Projekti ishte cikël emisionesh me 5 episode, ku kemi trajtuar histori të ndryshme motivuese dhe vetëdijësuese nga persona me nevoja të veçanta dhe viktima të dhunës në familje, derisa ishte planifikuar të flisnim edhe me viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, por që ato ende nuk u treguan të gatshme të flisnin publikisht.
Qëllimi kryesor i këtij projekti, ishte të sjellim në mediat tona histori të padëgjuara më parë nga persona poashtu të pa parë ndonjëherë në publik, që ti bëjmë të integruar në shoqërinë tonë dhe të ngrisim vetëdijen qytetare që edhe këta persona që vijnë nga këto kategori, meritojnë dhe duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në shoqërinë tonë. Përveç kësaj, tu hapim edhe rrugët institucionale për të praktikuar profesionet e tyre. Brenda secilit episod, kemi pasur edhe rubrikën e veçantë “Shëndeti mendor”, ku ekspert të ndryshëm të shëndetit mendor kanë dhënë këshillat e tyre tejet të nevojshme rreth shëndetit mendor, për kohën nëpër të cilën po kalojmë. Realizimi i këtij projekti është bërë nga Maximus Production derisa është transmetuar çdo javë në RTK, dhe online në telegrafi.com dhe në platformën GjirafaVideo.

Telegrafi: Për 5 javë rresht, keni shpalosur histori të ndryshme motivuese dhe vetdijësuese me personat të cilët i ka sfiduar jeta me vështirësi të ndryshme. Sa ke qenë e vështirë të realizohet kjo, kush ju ka ndihmuar, dhe a janë realizuar pritshmëritë tuaja?

Elvana Shala : E kam thënë edhe gjatë kromos, që kur dicka krijohet bazuar në jetën tonë personale, ajo bëhet me shpirtë dhe shumë dashuri për publikun, dhe mbi këtë bazë është realizuar edhe ky projekt. Ka qenë shumë e vështirë, sepse secila histori që e kam dëgjuar dhe trajtuar më ka prekur emocionalisht shumë, e para për faktin se në çdo rrëfim të mysafirëve gjeja copëza nga jeta ime, dhe e dyta gjatë atyre rrëfimeve dhe rrugës se realizmit të emisioneve, e kuptoja edhe më shumë se sa popull paragjykues jemi, dhe sa pak u kushtojmë rëndësi këtyre kategorive.
Projekti është mbështetur në tërësi nga UN WOMEN zyra në Kosovë, Institucioni “Elektrowati” dhe sponsor të tjerë. Duhet të theksoj që përveç historive të trajtuara, ne kemi plotësuar edhe disa ëndrra të veçanta të cilat për mysafirët pjesëmarrës deri në këtë kohë ishin të pamundura.

Për mysafirin Betim Bregovina, i cili ishte tërësisht i privuar nga shikimi, por tepër i talentuar kemi dhuruar një bursë trajnimi në fushën e elektroinstalimeve përmes institucionit Elektrowati, mysafires Mejreme Llumnica person me nevojë të veçantë, i kemi mundësuar punën praktike për 6 muaj me pagesë në Ministrinë e Shëndetësisë, në marrëveshje dhe bashkëpunim të plotë me ministrin Armend Zemaj, dhe poashtu mysafires Kaltrina Zeqiri, e atakuar me virusin polio, i mundësuam punën praktike me pagesë për 6 muaj në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pas një marrëveshjeje me ministrin Skender Reqica. Pra për vetëm 4 episode, ne kemi plotësuar 3 ëndrra të veçanta dhe kemi hapur dyer institucionale, duke bërë kështu që të ndikojmë fuqishëm në respektimin e ligjit mbi punësimin e kategorive të margjinalizuara.

Telegrafi: Sa ka ndikuar ky projekt në ngritjen e përgjegjësisë së institucioneve të vendit, karshi këtyre kategorive, pasi që jemi të vetëdijshëm, se në një përqindje shumë të vogël është implementuar Ligji për punësimin e personave me nevoja të veçanta, apo të grupeve të margjinalizuara?

Elvana Shala : Mendoj që ka ndikuar shumë me vet-faktin që kërkesat e mija për bashkëpunim me ministritë e lartpërmendura, Ministrat Zemaj dhe Reqica, i kanë pranuar pa hezitim duke u thirrur edhe ne Ligjin që është në fuqi, dhe kjo ka bërë që edhe shumë Ministra të tjerë të më kontaktojnë për të shprehur gadishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe respektim të këtij ligji. Sa i përket pritshmërive pa modesti e them, që i ka tejkaluar ato edhe në aspektin e shikueshmërisë por edhe në aspektin e vlerësimeve.

Telegrafi: Sa ka mundur të ndikoj ky projekt tek ngritja e vetëdijes qytetare, në mënyrë që zëri i çdo personi nga cilado kategori meriton dhe duhet të dëgjohet, pasi që të gjithë kemi lindur dhe duhet të jemi të barabartë?

Elvana Shala : Gjatë realizimit të ciklit të emisioneve kam pasur kërkesa të shumta, që mos të ndalem vetëm me 5 episode, sepse që në fillim shikueshmëria dhe interesimi i publikut ishte tejet i lartë, më pas drejt fundit të episodeve, fillova të kem edhe kërkesa të shumta nga persona që vinin nga këto kategori të margjinalizuara, që me vetë-dëshirë të ndanin historitë e tyre mes dhimbjes dhe suksesit, për tu bërë motiv për publikun. Madje kam pasur thirrje dhe kërkesa edhe nga persona publik me shumë ndikim në vend që të vinin në emision. Dhe kjo më ka bërë të kuptoj se sa shumë ka ndikuar ky projekt i vogël, në ngritjen e vetëdijes sonë qytetare që të gjithë të trajtohemi barabarte dhe pa paragjykime.

Telegrafi: Për shkak të mentalitetit paragjykues, kjo kategori e shoqërisë, është ballafaquar më shumë probleme dhe sfida, por që asnjëherë nuk është dorëzuar drejt realizimit të ëndrrave të tyre. A mund të jetë ky projekt një motiv shtesë për këtë kategori?

Elvana Shala: Natyrisht që për vetëm pak kohë, ky projekt u bë motiv për shumë-kënd siç e ceka me lartë, me vet-faktin që fillova të kem kërkesa të shumta nga njerëz të ndryshëm, që të jenë pjesë e emisionit, madje kam pasur edhe mesazhe të atilla, që njerëzit që vuajnë nga depresioni pas transmetimit të emisioneve, kanë filluar ta shohin jetën me më shumë pozitivitet.

Telegrafi: Çfarë keni planifikuar për të ardhmen, apo cili do të jetë projekti i juaj i radhës?

Elvana Shala: Sapo kemi hyrë në vitin 2021, dhe tani e vetmja gjë që pres është të lirohemi nga pandemia COVID-19, dhe ti kthehemi më shumë jetës normale, për të realizuar fizikisht edhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në fushën e diplomacisë publike, ndërkohë që për projektin e radhës mendoj që është ende shumë herët të flasim, sepse ai do të vij tek në pjesën e dytë të këtij viti.

Telegrafi: Cili është mesazhi juaj, së pari për institucionet e vendit, pastaj edhe për shoqërinë në përgjithësi, ndaj këtyre kategorive, në mënyrë që edhe ata ta ndjenë vetën të barabartë me të tjerët?

Elvana Shala: Mesazhi im për institucionet e vendit dhe politikanët në përgjithësi është që të mendojnë dhe punojnë për këto kategori 365 ditë të vitit konform ligjeve në fuqi, dhe jo vetëm në kohë fushatash zgjedhore, siç ndodh rëndom. Ndërsa për shoqërinë, të ulë paragjykimet dhe të pranoj secilin person bazuar në kualitetet e tij, dhe jo të krijojnë ndasi në bazë të dukjes apo të kaluarës së tyre. Në fund të fundit të gjithë jemi njerëz të lindur nga dashuria dhe me dashuri, dhe meritojmë të trajtohemi nga secili njeri./Telegrafi/Lumturije BEKAJ/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori