LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Kim në konferencën e lamtumirës: Vendimi për largimin e muxhahedinëve i takon qeverisë shqiptare

Ambasadorja Kim në konferencën e lamtumirës: Vendimi për largimin e muxhahedinëve i takon qeverisë shqiptare

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dha sot konferencën e saj të fundit si ambasadore në Shqipëri.

Diplomatja amerikane tha se është mirënjohëse që pati mundësinë të njihej me vendin ndërsa u ndal edhe tek reforma në drejtësi, për të cilën tha se nuk është e përsosur por po jep rezultate.


“Gjatë këtyre 3 viteve kam pasur nderin të përfaqësoj presidentin në Shqipëri. Si një ambasadore e re e etur për të theksuar lidhjen e veçante mes Shqipërisë dhe SHBA, plotësova misionin e tim. Gjatë këtij misioni jam mirënjohëse që e njoha këtë vend, vizitova 61 bashkitë e tij dhe si çdo ambasador të jap kontributin tim në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Shqipëria ka bërë përparime të mëdha, sidomos në drejtësi që i dha mundësinë të hapte zyrtarisht negociatat për BE”, tha Kim.

DASH mbështet aksionin policor të Shqipërisë në kampin e opozitës iraniane
Lexo po ashtu DASH mbështet aksionin policor të Shqipërisë në kampin e opozitës iraniane

“E kam thënë shpesh se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po jep rezultate dhe këmbëngulja juaj ka filluar të japë fryte. Mos ndaloni. Vazhdoni përpara hap pas hapi derisa të arrini qëllimin tuaj. SHBA do të jenë me ju në çdo hap të rrugës”, tha ambasadorja.

Më tej, Kim u pyet lidhur me operacionin e zhvilluar nga Policia e Shtetit në kampin e muxhahedinëve në Manëz, të zhvilluar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme GJKKO.

Kim nënvizoi se largimi ose jo i muxhahedinëve, është një vendim që i takon Shqipërisë.

“Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është shumë e qartë, që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka disa terma të caktuara që duhet të cilat zbatohen për çdo mysafir në vendin tuaj dhe këto duhet të zbatohen dhe duhet t’i respektojmë ato”, u shpreh Kim.

David Kostelancik pritet të zëvendësojë Yuri Kim si ambasador në Shqipëri.

Njoftimi është dhënë nga presidenti amerikan Joe Biden më herët, dhe kandidatura e Kostelancik është miratuar edhe në Senat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori