LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori ukrainas në Gjermani: Kemi nevojë tani për tanke gjermane

Ambasadori ukrainas në Gjermani: Kemi nevojë tani për tanke gjermane

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksii Makeiev, i ka kërkuar qeverisë gjermane të miratojë dërgesat e tankeve luftarake “Leopard 2” të prodhimit gjerman për Ukrainën.

“Ne kemi nevojë për tanke gjermane dhe na duhen tani”, tha Makeiev.

“Ne nuk kemi kohë për të shqyrtuar, menduar apo hezituar. Ajo që na duhen janë vendime, trajnime dhe dërgesa të koordinuara. Dhe pa vonesë”, shtoi ai, raporton DPA, transmeton Telegrafi.

Tanku “Leopard 2”

Pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar, udhëheqësit gjermanë thanë dje në konferencën në bazën ajrore amerikane në “Ramstein”, në Gjermaninë perëndimore se ata nuk kanë marrë ende një vendim nëse do të miratojnë eksportin e tankeve shumë të avancuara në Ukrainë.

“Duhet të jem i sinqertë, ne prisnim shumë më tepër nga partnerët tanë gjermanë”, tha Makeiev.

Megjithatë, ambasadori mirëpriti lajmin se pajisje të tjera ushtarake me vlerë disa miliardë dollarë i ishin premtuar Ukrainës në konferencë.

Polonia dhe disa vende të tjera të NATO-s thanë se do të donin të dërgonin tanke “Leopard 2” në Ukrainë, por nevojitej miratimi i qeverisë gjermane përpara se çdo armë e blerë fillimisht nga vendi të transferohej diku tjetër.

Ukraina është përfshirë në një luftë të përgjakshme që kur Rusia filloi një pushtim të vendit në shkurt 2022. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori