LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Shqipërisë bën homazhe në Prekaz dhe viziton familjen e ish-presidentit Rugova

Ambasadori i Shqipërisë bën homazhe në Prekaz dhe viziton familjen e ish-presidentit Rugova

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka bërë homazhe në Prekaz, si dhe ka vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ambasadori Malaj ka shprehur respekt për pritjen që i është bërë nga familja Jashari në Prekaz.


“Në vijim të agjendës, ditën e djeshme bëra homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz, ku përzemërsisht vendosa një kurorë me lule në shenjë respekti për gjakun e derdhur nga familja Jashari për lirinë e Kosovës, liri që gëzojnë pasardhësit e tyre sot, si dhe vizitova familjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, ku u prita dhe u ndjeva shumë i respektuar nga kryefamiljari z. Rifat Jashari. Mirënjohje dhe faleminderit për mikpritjen baca Rifat!”, ka shkruar Malaj në Facebook.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme ai ka qëndruar në familjen e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Ambasadori shqiptar ka shkruar se familja Rugova mbetet mike e çmuar e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

“Sot vizitova familjen e Presidentit të parë të Kosovës, Z.Ibrahim Rugova , i shoqëruar nga bashkëshortja ime dhe stafi diplomatik i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë. Me nderim e respekt të thellë për figurën dhe kontributin historik të Dr. Ibrahim Rugovës, i shpreha bashkëshortes së Presidentit dhe djemve të tij vlerësimin maksimal për vizionin, qëndresën, bashkëpunimin e tolerancën që karakterizonte këtë burrë shteti”, ka shkruar ambasadori Malaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori