LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori serb në Tiranë: Kosova gjithmonë do të jetë Serbi

Ambasadori serb në Tiranë: Kosova gjithmonë do të jetë Serbi

Ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariq, ka deklaruar se Beogradi kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Ai më tej ka shtuar se“Kosova ka qenë dhe do të mbetet pjesë e Serbisë”.

“Kosova është Serbi, e pavarur për ju [Shqipërinë]. Për ne, Kosova është pjesë terrotiriale e Serbisë dhe nuk ka mundësi të pranohet alternativë tjetër”, ka thënë Zariq, raporton TVMost, përcjell Klan Kosova.


“Kosova ka qenë dhe është Serbi”, ka pohuar ai gjatë një vizitë të bërë në Shkodër, ku komunitetet serb dhe malazez kanë festuar Krishtlindjen Ortodokse.

Më tej Zariq ka thënë se këto deklarata të tij nuk ndikojnë aspak në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë.