LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori rus në Britani tha se nuk beson që Rusia do të përdorë armë taktike bërthamore

Ambasadori rus në Britani tha se nuk beson që Rusia do të përdorë armë taktike bërthamore

Ambasadori rus në Britani tha për BBC se nuk beson se vendi i tij do të përdorë armë taktike bërthamore në luftën kundër Ukrainës.

Andrei Kelin tha se sipas rregullave ushtarake ruse, armë të tilla nuk përdoren në konflikte si ky.


Rusia ka dispozita shumë strikte për përdorimin e tyre, tha ai, kryesisht kur rrezikohet ekzistenca e shtetit, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka të bëjë me operacionin aktual”, tha ai në Sunday Morning.

Kur presidenti rus, Vladimir Putin vendosi forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë në fund të shkurtit, menjëherë pas pushtimit, masa u perceptua gjerësisht si një paralajmërim.

Armët bërthamore taktike janë ato që mund të përdoren në distanca relativisht të shkurtra, në krahasim me armët bërthamore “strategjike” të cilat mund të lëshohen në distanca shumë më të gjata dhe të ngrenë spektrin e luftës bërthamore gjithëpërfshirëse.

Por termi ende përfshin shumë lloje të armëve, duke përfshirë bomba më të vogla dhe raketa të përdorura në një fushë beteje. Rusia mendohet të ketë rreth 2,000 armë bërthamore taktike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori