LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori rus kundër opozitës në Serbi: Nuk po proteston i gjithë Beogradi, njerëzit po sillen prej qyteteve të tjera

Ambasadori rus kundër opozitës në Serbi: Nuk po proteston i gjithë Beogradi, njerëzit po sillen prej qyteteve të tjera

Opozita dhe qytetarët në shtetin serb edhe sot kanë protestuar kundër vjedhjes së votave dhe parregullsitë e tjera në zgjedhjet e fundit lokale, rajonale dhe parlamentare.

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko ka reaguar ndaj protestave të opozitës duke thënë se një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që marrin pjesë në demonstratat në Beograd pas zgjedhjeve parlamentare po mblidhen në të gjithë vendin dhe se është larg nga fakti që është ngritur i gjithë Beogradi.

Opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të përsëritura në Serbi
Lexo po ashtu Opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të përsëritura në Serbi

“Një pjesë e atyre demonstruesve, një pjesë e konsiderueshme, janë njerëz që mblidhen rreth Serbisë”, tha Botsan-Kharchenko për kanalin televiziv “Solovyov Live”.

Ai vuri në dukje se situata është larg nga “të ngrihet në këmbë i gjithë Beogradi”, raporton N1.

“Një numër i madh banorësh reagojnë me qetësi, mendojnë për gjëra konkrete. Ata votuan për udhëheqjen aktuale dhe duan të punojnë dhe të jetojnë në paqe”, tha Botsan-Kharchenko.

Pamje të tjera të reagimit brutal të policisë ndaj protestuesve në Beograd – teksa Vuçiq postoi një fotografi duke ngrënë mollë
Lexo po ashtu Pamje të tjera të reagimit brutal të policisë ndaj protestuesve në Beograd – teksa Vuçiq postoi një fotografi duke ngrënë mollë

Ai vuri në dukje se “dihet mirë se si njerëzit inkurajohen të marrin pjesë në protesta bazuar në përvojën e Maidanit të Kievit, Ukrainës”.

Ndryshe, lista opozitare në shtetin serb, “Serbia Kundër Dhunës” (SPN) njoftoi sot se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e përsëritura në një numër të caktuar qendrash votimi më 30 dhjetor, sepse përsëritja në ato vende nuk mund ta anulojë grabitjen dhe as të korrigjojë padrejtësinë që ndodhi më 17 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori