LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori O’Connell ofron mbështetje për ministren Reshitaj

Ambasadori O’Connell ofron mbështetje për ministren Reshitaj

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connelli, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën në avancimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, me theks të veçantë në zbatimin e ligjeve që lidhen me Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që pati me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, me të cilën ka biseduar për çështje aktuale që kanë të bëjnë me mjedisin në Kosovë.


Ministrja Reshitaj tha se ndotja e mjedisit, ajrit e ujit janë probleme dhe sfida globale, që kërkojnë bashkëpunim edhe ndërshtetëror, për të pasur jetë të shëndetshme për qytetarët dhe shoqëritë e botës.

“Në këtë linjë shteti i Kosovës dhe unë si ministre do të thellojmë bashkëpunimin me të gjithë akterët vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë për tejkalimin e krizave e problemeve mjedisore që bota sot po sfidohet”, tha Reshitaj.