LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Minxhozi vizitoi KEK-un

Ambasadori Minxhozi vizitoi KEK-un

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut Luigj Imeri priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar rreth mundësive të reja për bashkëpunimin e dy korporatave shqiptare, pas pavarësimit të linjës 400 kV në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike.

Në takim u tha se bashkëpunimi mes KEK dhe KESH është ndërtuar mbi bazën e partneritetit të mirëfilltë dhe në interes të qytetarëve të dy vendeve, dhe në këtë drejtim Imeri ka siguruar ambasadorin Minxhozi se bashkëpunimi do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen, duke shpresuar që kjo formë e bashkëpunimit duhet merret si shembull i mirë në instancat tjera të dyja vendeve.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi shprehu gatishmërinë e tij për të përkrahur iniciativat dhe projektet e reja në sektorin e energjisë elektrike që janë në interes të dy vendeve. /Telegrafi/