Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar fermerët lokalë të cilët përdorin teknologjinë e gjelbër në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se kreativiteti, puna në ekip dhe këmbëngulja është formula për sukses, përcjell Telegrafi.

“Është Frymëzuese që t’i shohësh se si fermerët lokal në veri të Kosovës dhe në tërë vendin përdorin teknologjinë e gjelbër për të ofruar ushqime në tavolina, falë mbështetjes së #USAID. Kreativiteti, puna në ekip dhe këmbëngulja janë formula për sukses”, ka shkruar Kosnett në Twitter. /Telegrafi/