LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori kinez Zhenshun takoi kryetarin e Gostivarit, Nevzat Bejta

Ambasadori kinez Zhenshun takoi kryetarin e Gostivarit, Nevzat Bejta

Në vigjilje të vizitës zyrtare gjashtë ditore në Republikën Popullore të Kinës, të disa kryetarëve të komunave të Maqedonisë, ambasadri kinez në Shkup, Wen Zhenshun, priti në takim, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar rreth vizitës në Kinë. Bejta është njoftuar rreth agjendës dhe qëllimit të organizimit të konferencës me të ftuar liderë lokal nga të gjitha vendet evropiane, respektivisht vendeve te procesit 16+1.


Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kryetari i komunës së Kumanovës, pastaj kryetari i qytetit të Shkupit, si edhe drejtoresha e BNJVL-ve. Vizita në Kinë do të zgjas nga data 12 deri 18 qershor, 2016./Telegrafi/