LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori kinez e “ngushëllon” Serbinë për Kosovën: Kina ka pritur 100 vjet ta kthejë Hong Kongun

Ambasadori kinez e “ngushëllon” Serbinë për Kosovën: Kina ka pritur 100 vjet ta kthejë Hong Kongun

Ambasadori i Kinës në Beograd, Li Mancheng thotë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është më e rëndësishmja për Serbinë dhe integritetin territorial të saj dhe vlerëson se për zgjidhjen e një çështjeje aq të rëndësishme nuk duhet përcaktuar afate kohore.

“Është thjesht mendimi im personal, nuk është zyrtar. Kur është fjala për çështjen e Kosovës, kjo ka të bëjë me sovranitetitin dhe integritetit territorial të Serbisë, dhe kjo është çështja më e rëndësishme për një vend, qeverinë dhe popullin”, tha Li për RTS, përcjell Telegrafi.


Ai përmendi shembullin e Kinës, e cila ka pritur gati 100 vjet për të zgjidhur çështjen e Hong Kongut dhe Makaos. “Në Hong Kong ishin anglezët, kurse në Makao portugezët”, kujton Li.

Ai tha se Kina sot është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe ende nuk e ka zgjidhur problemin e saj, çështjen e Tajvanit.

“Për një çështje të tillë të madhe, askush nuk duhet lejuar të zgjidhet brenda pak muajsh. Normalisht, nëse Beogradi dhe Prishtina bien dakord për 10 ditë, unë e mbështes, përshëndes “, tha Li. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori