LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori italian telefonon Abdixhikun: Mirëprita gatishmërinë për rol konstruktiv të opozitës

Ambasadori italian telefonon Abdixhikun: Mirëprita gatishmërinë për rol konstruktiv të opozitës

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar Lumir Abdixhikun për pozitën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa tha se ka mirëpritur gatishmërinë për një rol konstruktiv të opozitës.

Orlando në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se në bisedën telefonike me Abdixhikun kanë folur për proceset politike.


“Në një telefonatë miqësore këtë mëngjes, i urova Lumir Abdixhikut zgjedhjen e tij si Kryetar i Lidhja Demokratike e Kosovës. Në përgjigje të inkurajimit tim ai tha se po punon në ndërtimin e mbështetjes për krijimin e institucioneve. E mirëprita pritshmërinë e tij për një rol konstruktiv të opozitës”. /Telegrafi/