LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori italian: Çdo tendencë për të parandaluar një rezultat pozitiv në Ohër mund ta dëmtojë plotësisht dialogun

Ambasadori italian: Çdo tendencë për të parandaluar një rezultat pozitiv në Ohër mund ta dëmtojë plotësisht dialogun

Italia pret që të shtunën në takimin e Ohrit të ketë rezultate pozitive në mes Kosovës e Serbisë.

Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, ka thënë se s’duan të konsiderojnë një skenar negativ.


Sipas De Riut, nga Kosova e Serbia s’kanë marrë reagime negative gjatë fushatës intensive për sa i përket përfitimeve në rast të një marrëveshjeje të mundshme mes dy palëve.

“Në këta muaj, ne kemi punuar shumë për të sjellë një rezultat pozitiv që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësitë që Kosova, Serbia dhe pjesa tjetër e rajonit të bëhen anëtarë të plotë të komunitetit euroatlantik”, është shprehur De Riu për Klan Kosovën.

Për sa i përket pasojave të mundshme në rast se njëra palë refuzon të nënshkruajë marrëveshjen nesër, De Riu ka thënë se “nuk do të jetë e drejtë të ngrihet publikisht çështja e pasojave negative” në prag të takimit të nivelit të lartë në Ohër, teksa ka shtuar se “ka ende kohë për të menduar për skenarin më të keq”.

“Ne duam të fokusohemi tani në mundësitë e mëdha për Kosovën që rrjedhin nga një marrëveshje për aneksin e zbatimit. Ka ende kohë për të menduar për skenarin më të keq që nuk kemi ndërmend ta shqyrtojmë në këtë fazë”.

“Ne kemi qenë të qartë gjatë takimeve tona me liderët politikë se si çdo tendencë për të parandaluar një rezultat pozitiv të takimit mund të dëmtojë plotësisht procesin e dialogut të sponsorizuar nga BE, i cili qëndron si e vetmja mënyrë për të arritur integrimin evropian”, është shprehur De Riu.

E përpjekjet e palës kosovare, De Riu i ka cilësuar si qasje konstruktive në dialog, duke thënë se deklaratat i kanë marrë shumë seriozisht.

“Italia mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe çdo veprim të saj që mund të çojë në një përparim në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ne do të vazhdojmë në përputhje me rrethanat. Siç e kam thënë tashmë, ne i konsiderojmë shumë seriozisht deklaratat e bëra këto ditë nga lidershipi kosovar për përkushtimin dhe qasjen konstruktive në dialog, duke kuptuar rëndësinë e takimit të Ohrit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori