LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Hovenier i impresionuar me Parkun Arkeologjik të Ulpianës

Ambasadori Hovenier i impresionuar me Parkun Arkeologjik të Ulpianës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, këtë të diel ka vizituar Parkun Arkeologjik ‘Ulpiana’.

Përmes një shkrimi në Twitter, i cili ka bashkangjitur edhe disa fotografi, ka thënë se është impresionuar nga ai vend.

“I impresionuar nga profesionalizmi dhe përkushtimi i ekipit të lokalitet arkeologjik të klasit botëror. Arkeologji”, ka shkruar Jeff Hovenier.


Ndërkaq, Parku Ulpiana gjendet rreth 12 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, e pozicionuar në tokat që sot i takojnë fshatrave të komunës së Graçanicës, fshatrave  Llaplla Sellës dhe lagjes Hajvalia në Prishtinë.

Çfarë shihet brenda parkut?

Ky  Park Arkeologjik përfshin qytetin e lashtë  të fortifikuar të Ulpianës prej rreth 120 hektarë, ku përbëhet nga tre sektorë.

Sektori i parë përfshin Portën Veriore, e cila ishte hyrja kryesore për në qytet, pjesë të ruajtura të rrugës, kanali për shkarkimin e ujërave, banjo publike romake, tempulli pagan dhe një bazilikë paleokristiane të fortifikuar.

Sektori i dytë i Parkut përfshin ‘Nekropolin Verior’ i cili ishte jashtë mureve fortifikuese të qytetit antik, në të cilin gjendeshin varrezat kryesore, që i përkasin kohës së sundimit romak dhe antikitetit të vonë.

Ndërsa në  sektorin e tretë të Parkut gjendet rruga kryesore që e lidh portën lindore me atë perëndimore.

Në këtë sektor ishte i ndërtuar një kompleks i veçantë banimi me përmasa të mëdha që ngjason me vilë luksoze brenda qytetit antik dhe mendohet se ka qenë selia e kryepeshkopit të Ulpianës.

E gjithë zona ku gjendet  ky Park, është një zonë me mjedis shumë të pastër dhe të mirmbajtur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori