LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Heldt tregon pse ka shumë vonesa për pajisje me vizë gjermane

Ambasadori Heldt tregon pse ka shumë vonesa për pajisje me vizë gjermane

Ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt, ka folur për vonesat që shkaktohet gjatë pajisjes me vizë në këtë Ambasadë.

Në një intervistë për Deutsche Welle ai ka thënë se mos-liberalizimi i vizave po u shkakton probleme të mëdha të kapacitete, pasi krahas vizave afatgjate, lëshohet edhe viza turistike.


“Ne vetëm në vitin e kaluar këtu kemi pasur një rritje të shqyrtimit të kërkesave prej rreth 20%. Do të thotë, edhe për ne si ambasadë do të ishte një lehtësim që të bëjmë më shumë në kategoritë e tjera, në shërbim të qytetarëve të Kosovës, nëse liberalizimi i vizave për vizita turistike një ditë vërtetë do të bëhet realitet. Deri atëherë, ne thjeshtë do të mbetemi të varur nga kapacitetet tona fizike të kufizuara, përtej të cilave nuk mund të dalim”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se përpunimi i vizave afatgjata kërkon më shumë kohë, se sa i kërkesave për vizë turistike.

“Për fat të keq kemi konstatuar që po keqpërdoren edhe kontratat e punës, do të thotë ka gjithnjë e më shumë kontrata pune, të cilat nuk përputhen me faktet dhe pjesërisht janë të falsifikuara. Kështu që koha e shpenzuar për të shqyrtuar dokumentacionet e këtyre njerëzve të papërgjegjshëm po i bllokon kapacitetet tona, të cilat do të mund t’i shfrytëzonim për kërkesa të tjera. Me këtë rast unë vetëm mund të paralajmëroj ata që i shfrytëzojnë shërbimet e agjencive të caktuara, që gjithçka shqyrtohet me precizion dhe në fund ata që i bartin pasojat janë pikërisht ata që japin shumë para, duke shpresuar se do të nisin një marrëdhënie pune në Gjermani, por që në fund gjenden para një refuzimi”, ka përfunduar ai gjatë intervistës për DW.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori