LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Heldt prezanton ajvarin kosovar në zemër të Berlinit

Ambasadori Heldt prezanton ajvarin kosovar në zemër të Berlinit

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Christian Heldt, në njëzet vjetorin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë ka prezantuar ajvarin midis Berlinit.

Ai me anë të një mesazhi në Twitter, ka thënë se gjermanët duhet të hanë më shumë ajvar.


“20 vjet bashkëpunim Gjermani-Kosovë: Për një dekadë, gratë e zonja të Krushës punojnë së bashku me GIZ. Në vizitën time të fundit, u premtova që do ta rris ndërgjegjësimin për ajvarin. Dhe tani është në zemër të Berlinit. Gjermanë, hani më shumë ajvar, shëndetshëm dhe shumë i shijshëm”, ka shkruar Herld, përcjell Telegrafi.

Më 5 shtator të këtij viti, si pasojë e energjisë elektrike, punëtoria e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, kishte marrë zjarr.

Digjet një pjesë e fabrikës së Grave të Krushës
Lexo po ashtu Digjet një pjesë e fabrikës së Grave të Krushës

Pak ditë më pas, ambasada gjermane në Prishtinë, përmes ambasadorit ka dhuruar 100 mijë euro, të cilat sipas saj, janë ndihmë jetike për këtë biznes, pas avarisë që ka ndodhur. /Telegrafi/