Ambasadori Heldt: Kosova ka potencial të madh në fushën e teknologjisë, fatkeqësisht nuk vlerësohet nga jashtë
Kosova është duke e ngritur industrinë e informacionit dhe komunikimit, e cila mundëson vende pune të qëndrueshme. Shumica e kompanive të ICT kanë klientë ndërkombëtarë me të cilët konkurrojnë në çmime dhe kualitet, dhe së fundi ICT kosovare po krijojnë aplikacione për telefona të mençur dhe tabletë.
Kështu u tha në konferencën dyditore të mbajtur nga KosICT në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit.
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, tha se Kosova ka potencial të madh për të arritur në fushën e teknologjisë, por fatkeqësisht nuk vlerësohet nga jashtë.
“Ne jemi të bashkuar në ketë ndërmarrje për të sjellë IT kosovare, e cila është madhështore edhe për ndërkombëtarët. Gjithmonë kam besuar se ky vend ka potencial të madh dhe shumë shpesh nuk vlerësohet nga jashtë, sepse perceptimi për Kosovën është siç është jo vetëm nga ana politike, por edhe për sipërmarrjen, një perceptim i cili ndryshon menjëherë pas 24 orëve të para gjatë qëndrimit këtu. Shpresoj se qeveria e re do të ofrojë një strukturë të shkojë edhe më lart”, tha ambasadori Heldt.
Ai përgëzoi Shoqatën Kosovare të ITC-s, pasi sipas tij kanë funksionuar si një sistem i integruar, me rreth 185 anëtarë të regjistruar, të cilët po bëjnë një punë të mirë.
Ndërsa, Matthew Cullinane nga USAID tha se Kosova është duke e ngritur industrinë e ITC-s, gjë e cila mundëson vende pune të qëndrueshme.
“Gjërat më të rëndësishme janë mësimi, relacionet dhe bërja e marrëveshjeve . Kosova është duke e ngritur industrinë e ICT, një mundësi e shkëlqyeshme, e cila mundëson vende pune të qëndrueshme, rrit eksportin dhe e shtyn zhvillimin ekonomik të Kosovës, të cilat janë prioritet i SHBA-së për Kosovën”, u shpreh Cullinane.
Ajo tha se shumica e kompanive të ICT në Kosovë kanë klientë ndërkombëtarë me të cilët konkurrojnë në çmime dhe kualitet, si dhe së fundi ICT kosovare po krijojnë aplikacione për telefona të mençur dhe tabletë.
Këshilltarja e bizneseve për kompani, Iva Matasich ka treguar para të pranishmëve për hapat që duhet ndërmarrë, në mënyrë që të arrihen suksese në tregun e industrisë së informacionit dhe teknologjisë.
“Bashkimi është fillimi dhe arritja është suksesi. Ne jemi inovativ, jemi kreativë si Ballkan dhe nëse dëshironi të arrini diçka, ju duhet të rrethoheni me njerëz dhe ekip, të bëjmë diçka në biznes ose në jetën private. Gjithmonë është dikush, i cili është kreativ dhe me ide, mirëpo gjithmonë qëndron dikush tjetër që shfaq rezerva dhe se a mund të funksionojë në treg ose mund të jetë diçka monotone. Gjëja e parë kur dëshironi të hapni treg të ri është koha, të qenit në vend të mirë dhe moment të duhur dhe ta ndjesh atë që do të ndodhë si dhe mendimet e mëdha”, tha Matasich.
Konferenca rajonale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit “Tech Festival KosICT”, do të vazhdojë punimet edhe nesër. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Twitter do të shtojë "butonin e editimit"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City