LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman: Të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës të mos keqpërdoren për qëllime partiake

Ambasadori gjerman: Të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës të mos keqpërdoren për qëllime partiake

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka përkrahur fuqishëm protestën e sotme që u mbajt në Prishtinë, në mbështetje të mbijeturave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë.

Diplomati gjerman, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se askush nuk duhet të provojë të përfitojë politikisht.

“Përkrahim fuqishëm mesazhin e protestës së sotme në Prishtinë: Fati i viktimave të luftës, e sidomos të mbijetuarve nga dhuna seksuale nuk duhet të keqpërdorët për arritje partiake dhe politike. Respekti për ato që vuajtën është i pari”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Ndryshe sot, disa organizata joqeveritare, me moton “Më trajto dinjitetshëm”, kanë marshuar shesheve të Prishtinës në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës se fundit në Kosovë.

Marshi në mbështetje të grave të dhunuara është mbajtur edhe si protestë dhe mospajtim me publikimin e një fotografie me pamje të rënda nga ana e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori