LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman: Rritja e numrit të të infektuarave me COVID-19 në Kosovë, nuk është e mirë

Ambasadori gjerman: Rritja e numrit të të infektuarave me COVID-19 në Kosovë, nuk është e mirë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka thënë se rritja e numrit të personave të prekur me COVID-19 në Kosovës nuk është e mirë.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se distanca sociale po tregon rezultat edhe në Gjermani.


Heldt ka bërë thirrje që të respektohen masat e sigurisë.

“Vendet e Bashkimit Evropian po kalojnë një periudhë sfiduese me bllokime të mëdha si në gjithë botën. Por distanca sociale po shihet se është formë efektive, gjithashtu edhe në Gjermani. Rritja e numrit të të infektuarve në Kosovë nuk është e mirë. Të gjithë mund të tregojnë përgjegjësi duke respektuar masat e sigurisë”, ka shkruar Heldt.

Numri i personave të prekur me coronavirus në vend ka arritur në 387, kurse 69 të tjerë janë shëruar. /Telegrafi/