LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman përgëzon Qeverinë dhe institucionet tjera për trajtimin e coronavirusit

Ambasadori gjerman përgëzon Qeverinë dhe institucionet tjera për trajtimin e coronavirusit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës dhe të gjithë institucionet tjera për trajtimin që po bëjnë ndaj coronavirusit.

Heldt përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se veprimi serioz qeveritar po e tregon vlerën e tij.


“Shenjë e mirë që veprimi serioz qeveritar tani po tregon vlerën e tij kundrejt retorikës populliste. Urime Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë të përfshirëve në trajtimin e COVID-19 deri më tani. Faleminderit stafit mjekësor, forcave të rendit, dhe të gjithëve që po ndihmojnë. Vazhdoni punën e mirë dhe jini të sigurtë”, ka shkruar Heldt./Telegrafi/