LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman në Kosovë reagon ndaj Rakiqit, pasi ky i fundit krahasoi aksionin e policisë në veri me “Natën e Kristaltë”

Ambasadori gjerman në Kosovë reagon ndaj Rakiqit, pasi ky i fundit krahasoi aksionin e policisë në veri me “Natën e Kristaltë”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj një deklarate të ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, duke iu referuar aksionit të policisë së Kosovës në veri, atë e ka krahasuar me “Natën e Kristaltë”, shkruan mediumi në gjuhën serbe kossev.info, përcjell Telegrafi.


Një deklaratë të tillë ai e kishte dhënë para se të takoheshin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç kishte thënë ai, ndërsa presidenti serb është duke shkuar në Rashkë për shkak të ngjarjeve të fundit, të gjithë serbët nga Veriu po shkojnë në Rashkë.

Vuçiq takon serbët e veriut të Kosovës: Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur
Lexo po ashtu Vuçiq takon serbët e veriut të Kosovës: Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur

“Unë nuk e di sa njerëz do të ketë, nëse është e nevojshme, 10, 15 mijë njerëz do të vijnë, dhe ne nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë më këtë. Dhe kjo është një Natë e Kristaltë për ne, ky është takimi më i rëndësishëm për ne deri më tani”, citohet të ketë thënë Rakiq.

Dhe lidhur me këtë, ambasadori gjerman ka thënë: “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me ‘natën e kristaltë’ është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”.

Kujtojmë se ishte nata e 9 nëntorit të vitit 1938, kur nazistët gjermanë filluan terrorin ndaj hebrenjve në Gjermani dhe Austri.

Nata e Kristaltë
Lexo po ashtu Nata e Kristaltë

Atë natë thuhet se u dogjën më shumë se dyqind sinagoga, u përdhosën varrezat e hebrenjve dhe u thyen gjithë dyqanet e tyre.

Nga gjithë xhamat e thyer dhe të rënë nëpër tokë, që dukeshin si kristale në atë natë mizore 9 nëntori njihet në historinë moderne të njerëzimit si Nata e Kristaltë (Kristallnacht). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori