LAJMI I FUNDIT:

Nata e Kristaltë

Nata e Kristaltë

Më 7 nëntor 1938, një djalosh i ri hebre qëlloi për vdekje diplomatin gjerman Ernst vom Rath, në Ambasadën gjermane në Paris. Akti vjen si pasojë e revoltimit të të riut, si pasojë e torturave që kishte filluar të shfaqte regjimi nazist ndaj popullatës hebraike. Familja e të riut ishte dëbuar dhunshëm për në Poloni me urdhër të autoriteteve naziste. Ngjarja bëri bujë në shtypin ndërkombëtar dhe bota që nga ajo natë u fut në panik.

Dyqanet filluan të mbuloheshin me grafite antisemite. Ministri gjerman, Joseph Goebbles, urdhëroi që lajmi për vrasjen e Rathit të jetë në të gjitha ballinat e gazetave ditore gjermane. Kjo vrasje u përdor si pretekst nga autoritet naziste për të nisur torturat dhe shfarosjen e komunitetit hebre në Gjermani dhe në Evropë.


Ishte nata e 9 nëntorit të vitit 1938, kur nazistët gjermanë filluan terrorin ndaj hebremjve në Gjermani dhe Austri. Në këtë natë të kobshme për popullin hebre, por edhe për gjithë njerëzimin, u dogjën më shumë se dyqind sinagoga, u përdhosën varrezat e hebrenjve dhe u thyen gjithë dyqanet e tyre. Nga gjithë xhamat e thyer dhe të rënë nëpër tokë, që dukeshin si kristale në atë natë mizore, 9 nëntori njihet në historinë moderne të njerëzimit si Nata e Kristaltë (Kristallnacht). Kështu nisi një ndër tragjeditë më të mëdha të epokës moderne që njehë bota. Atëherë, kur mendohej se Evropa arriti nivelin e qytetërimit, pikërisht Evropa i servoi botës skena horrori të cilat arritën t’i krijojnë mendjet e çmendura nga manitë e vetadhurimit .

Ndryshe prej popujve të tjerë që i bënë bashkëfajtorë në këtë çmenduri, populli hebre e pat një derë të hapur dhe të sigurt. Politika shqiptare, në krye me mbretin Zog, nuk pranoi që të vuloset me vulën e krimit. Njashtu dhe populli i përvuajtur shqiptar hapi zemrën për popullit hebre. U mundësua sigurimi i tyre, por edhe heqja e vizave, në mënyre që të shpëtonin sa ma shumë jetë. Ishin mijëra familje hebraike që u futën dhe qëndruan në të gjitha trojet shqiptare. Ata u strehuan e u mbrojtën. Nuk ekziston një rast në histori që shqiptari ta dorëzojë një hebre në duart e autoriteteve gjermane. Shqiptari e ka zakon që mikun dhe mysafirin ta ruajë edhe nëse kjo i kushton me jetë.

Në vitin 1934, ambasadori amerikan në Shqipëri, Herman Bernstain shkruante: “Nuk ka gjurmë të diskriminimit të hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria del të jetë një nga trevat e rralla në Evropë sot, ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekziston, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tri besime fetare.”

Në trend

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori