Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka folur për çështjet më të nxehta me të cilat përballet Kosova.
Diplomati gjerman siguroi mbështetjen ndaj qeverisë Kurti, ndërsa theksoi se kjo e fundit duhet të bëjë hapa konkretë sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë dhe të mos mbetet vetëm në kuadrin e deklaratave.
“Mendoj se Përfaqësuesi Special Lajçak po bën ç’është e mundur për të ndërmjetësuar një marrëveshje dhe ne u kërkojmë të dyja palëve të ulen në tavolinë, të përpiqen të gjejnë një kompromis, sepse në fund të fundit, qytetarët duan rezultate. Kjo është edhe arsyeja pse u zgjodh kjo qeveri, për rezultate, jo deklarata”, u shpreh diplomati gjerman, për Euronews Albania.
Ai tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, por theksoi se brenda BE nuk ka unanimitet për këtë çështje.
“Problemi qëndron tek disa shtete skeptike. Ne, sikurse edhe Komisioni Evropian e dimë që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme. Është mirë që qeveria tani është angazhuar edhe me shtetet skeptike dhe mendoj se do të vijë. Ka zgjedhje në disa shtete evropiane dhe unë mbetem optimist”, tha ambasadori Rohde.
Diplomati gjerman komentoi edhe nismë ‘Open Balkan’, e cila sipas tij nuk është gjithëpërfshirëse, ndaj në këto kushte ai mbështet Procesin e Berlinit.
“Procesi i Berlinit është përfshirës. Nëse i tillë është edhe ‘Open Balkans’ nuk e kam parë këtë ende. Kam parë që tri shtete nuk marrin pjesë dhe kjo është një çështje e hapur. Kryesore është që Procesi i Berlinit është proces përfshirës. Fatkeqësisht nuk ka prodhuar ende shumë përparim, edhe për shkak të konfliktit në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ne po shpresojmë ta tejkalojmë këtë”, u shpreh ambasadori gjerman.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Letra drejtuar KiE-së që përplasi Qeverinë dhe Presidencën, çfarë tha Konjufca e çka Osmani
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Vranët dhe me shi
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete