LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori francez: Kosova afër liberalizimit të vizave, janë dy data të mundshme

Ambasadori francez: Kosova afër liberalizimit të vizave, janë dy data të mundshme

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, është deklaruar pasi Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian miratoi në lexim të parë të enjten vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se më së largu janari i vitit të ardhshëm mund t’i gjejë kosovarët me liberalizim të vizave. Sipas tij, kjo gjë mund të ndodh edhe më herët, nëse Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), fillon punën më herët.


Edhe një hap para, Këshilli i Ministrave miraton liberalizimin e vizave për Kosovën
Lexo po ashtu Edhe një hap para, Këshilli i Ministrave miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Këto deklarime ambasadori i ka bërë të enjten gjatë një vizite në Komunën e Vushtrrisë, ku së bashku me kryetarin Ferit Idrizi, kanë vizituar fshatin e Prelluzhës, i banuar me shumicë serbe.

“Janë dy data të mundshme, është ose kur sistemi ETIAS fillon të punojë ose afati më i fundit 1 janari (2024). Janë diskutime teknike ku unë nuk mund të tregoj datat e sakta. Mendoj se jemi duke iu ofruar kohës kur qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza për 90 ditë”, ka deklaruar Guerot, raporton EO.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Propozimin e Bashkimit Evropian, për të cilin palët u pajtuan në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Ambasadori ka thënë se ajo marrëveshje ka potencial që ta ndryshojë jetën e qytetarëve.

“Mendoj që marrëveshja që është aprovuar më 27 shkurt dhe implementimi i aneksit do të diskutohet. Ka një potencial të ndryshohet për mirë çdo ditë jeta e qytetarëve, të gjithëve nga Kosova, këtu në Vushtrri dhe veçanërisht sigurisht në 4 komunat veriore. Jam konfident që po vijmë afër një zgjidhjeje që të gjithë kanë punuar shumë”, ka përfunduar Guerot. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori