LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik falënderon sërish Kosovën për pranimin e refugjatëve afganë

Ambasadori britanik falënderon sërish Kosovën për pranimin e refugjatëve afganë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka falënderuar edhe njëherë qeverinë dhe popullin e Kosovës për mikpritjen e treguar ndaj refugjatëve afganë.

Abbott përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ka vizituar afganët të cilët janë nën përkujdesje të përkohshme në Kosovë nga trupat britanike nën komandën e NATO-s.


Lexoni të plotë postimin:

Dje vizitova të evakuarit afganë të lidhur me NATO-n, duke u kujdesur përkohësisht në Kosovë nga trupat britanike nën komandën e NATO-s, ndërkohë që janë bërë aranzhime për udhëtimet e tyre të mëtejshme. Ata kanë kaluar një përvojë traumatike dhe vazhdojnë të tregojnë durim dhe këmbëngulje. Dëshiroj edhe një herë të falënderoj qeverinë dhe popullin e Kosovës për mbështetjen tuaj dhe për mikpritjen e tyre të ngrohtë. Ndërsa njerëzit në Kosovë festojnë Nënë Terezën në përvjetorin e kanonizimit të saj, më kujtohen fjalët e saj: “nëse nuk mund të ushqeni njëqind njerëz, ushqeni vetëm një!”

Dje vizitova të evakuuarit afganë, të cilët janë nën përkujdesje të përkohshme në Kosovë nga trupat britanike nën komandën e NATO-s, ndërkohë që janë bërë aranzhimet për udhëtimin e tyre të mëtejshëm.

Ata kanë kaluar një gjendje traumatike, dhe vazhdojnë të tregojnë durim dhe këmbëngulje.

Do të doja që edhe një herë të falënderoj qeverinë dhe popullin e Kosovës për mbështetjen, duke u bërë atyre një mikpritje të ngrohtë.

Derisa njerëzit në Kosovë festojnë përvjetorin e kanonizimit të Nënë Terezës, më kujtohen fjalët e saj: “nëse nuk mund të ushqeni njëqind njerëz, ushqeni vetëm një!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori