Pas njoftimit se Partia Demokratike kishte rënë dakord për të marrë pjesë në takimin 5 palësh të propozuar nga kryeparlamentari Ilir Meta, i cili ishte parashikuar të mbahej në orën 16:00 në Kryesinë e Kuvendit, kanë qenë ambasadorët Donald Lu (SHBA) dhe Romana Vlahutin (BE) ata që e kanë refuzuar pjesëmarrjen, pasi sipas tyre Lulzim Basha nuk përmendi propozimin hibrid, por vetëm krijimin e një qeverie teknike.
“Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik. Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadorëve, transmeton TCH.
Kreu demokrat gjatë paradites, me anë të një postimi në Facebook, shprehu mbështetjen për deklaratën e bërë nga Kryeparlamentari Meta një ditë më parë për krijimin e një qeverie teknike, pasi sipas Bashës, kjo është rruga e vetme duke e lënë vendimin në duart e sovranit.
Po ashtu, Basha u shpreh i gatshëm të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit te Venecias.
Por ka qenë pikërisht kjo deklaratë ajo që nuk është mbështetur nga dy ambasadorët, të cilët kërkuan nga Basha që të specifikojë ekskluzivisht se negociatat do të bëhen mbi propozimin hibrid.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore