LAJMI I FUNDIT:

Ambasadat britanike në Prishtinë e Beograd: T’i jepet fund të gjitha kërcënimeve, dhe të largohen barrikadat në veri

Ambasadat britanike në Prishtinë e Beograd: T’i jepet fund të gjitha kërcënimeve, dhe të largohen barrikadat në veri

Mbretëria e Bashkuar, iu ka bashkangjitur thirrjes së SHBA-së, për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.

Reklama

Ambasadat britanike në Prishtinë e Beograd, përmes një deklarimi të përbashkët, kanë thënë se së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, shprehin shqetësim të thellë për situatën aktuale.

Siç njoftohet, Britania pret që të largohen të gjitha pengesat ilegale, dhe t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit.

“Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës pas ndalimit të një individi të dyshuar për përfshirje në një sulm ndaj autoriteteve kosovare. Ky arrestim nuk është justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve, as kërcënime dhe frikësim ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale“.

Ne vlerësojmë dhe mbështesim plotësisht Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) në punën e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe kontributin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në mbështetjen e autoriteteve kosovare për sundimin e ligjit. Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin retorikën nxitëse dhe të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të veprojnë me përmbajtje dhe që autoritetet e Serbisë të përdorin ndikimin e tyre për të arritur një deeskalim të situatës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është mjeti për të zgjidhur konfliktet dhe për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara“, thuhet në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Lajme
Shefi i OSBE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, por situata nuk është e qëndrueshme

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, por situata nuk është e qëndrueshme

Lajme
Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Lajme
Zyrtarët e BE-së nga Beogradi: Serbët të kthehen në institucionet e Kosovës

Zyrtarët e BE-së nga Beogradi: Serbët të kthehen në institucionet e Kosovës

Politikë
Kishin ardhur si turistë, arrestohen dy trafikantë britanikë në Shqipëri- shisnin droga të forta në Dhërmi

Kishin ardhur si turistë, arrestohen dy trafikantë britanikë në Shqipëri- shisnin droga të forta në Dhërmi

Lajme
Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti nënën me qese në Përmet

Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti nënën me qese në Përmet

Lajme
Kalo në kategori