LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Shqipërisë në Itali: Duhet të respektohen masat e urdhëruara

Ambasada e Shqipërisë në Itali: Duhet të respektohen masat e urdhëruara

Pas bilanceve të fundit në Itali ku konfirmohet se të prekurit me koronavirus po rriten me shpejtësi, ka ardhur edhe një reagim nga Ambasada e Shqipërisë në Itali.

Në reagimin e saj, Ambasada njofton se situata po ndiqet me vëmendje dhe në fakt e cilësojnë si emergjente. Sipas tyre, deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të raportuar për infektimin nga koronavirusi.


Megjithatë sipas tyre informacioni mbi identitetin e të prekurve sipas ambasadës shqiptare në Itali është i rezervuar.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali, dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe në Bari po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë.

Deri tani nuk kemi informacion për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ambasada e Shqipërisë në Itali së bashku me MEPJ dhe Ministrinë tonë të Shëndetësisë, janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë italiane dhe Departamentin e Mbrojtjes Civile të Këshillit të Ministrave për masat e përbashkëta për parandalimin e përhapjes së virusit në territorin shqiptar”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ambasada shqiptare në Itali ka edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane.

“U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjencës. Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve.

Informime të mëtejshme do të vijojnë në vartësi të zhvillimit të situatës. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano. Konsullata Përgjithshme Në Bari”, thuhet më tej në reagimin e ambasadës.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori