LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-së: Nuk do të qëndrojmë duarkryq nëse Dodik punon për të nxitur një konflikt të ri në BeH

Ambasada e SHBA-së: Nuk do të qëndrojmë duarkryq nëse Dodik punon për të nxitur një konflikt të ri në BeH

Retorika separatiste e Milorad Dodikut dhe kërcënimet për shkëputje nga Bosnja dhe Hercegovina përfaqësojnë një veprim “anti-Dejton” që është i papërgjegjshëm, i rrezikshëm dhe i dëmshëm për integrimin e BeH në institucionet euroatlantike.

Kështu, siç raportojnë mediat në BeH, përcjell Telegrafi, është thënë në një mesazh të Ambasadës amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë.


“Sipas Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës, as entiteti dhe asnjë njësi tjetër administrative më e ulët nuk ka të drejtë të shkëputet dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq nëse Milorad Dodik punon për të nxitur një konflikt të ri në Bosnje dhe Hercegovinë. Siç kanë bërë për tridhjetë vjet, Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multi-etnik të Bosnjë dhe Hercegovinës”, citohet të jetë thënë në deklaratë.

Ndërsa “lidhur me kërcënimet e Milorad Dodik për ndërprerjen e bashkëpunimit me aleancën e NATO-s, i kujtojmë atij se Ligji për Mbrojtjen e vitit 2005 i detyron autoritetet shtetërore të kryejnë aktivitete të nevojshme për anëtarësimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në aleancën e NATO-s. Kjo përfshin ruajtjen e një partneriteti dhe bashkëpunimi të fortë me NATO. Milorad Dodik nuk ka autoritetin për të pezulluar ose ndryshuar në mënyrë të njëanshme këtë apo ndonjë ligj tjetër”.

Ndryshe, Milorad Dodik njoftoi të martën se do të ndalojë të gjithë zyrtarët serbë të Bosnjës nga çdo kontakt me përfaqësuesit e NATO-s, me të cilët ai nuk dëshiron asnjë bashkëpunim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori