LAJMI I FUNDIT:

​Ambasada e SHBA-së dhuron donacion për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

​Ambasada e SHBA-së dhuron donacion për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pranuar një donacion prej 29 laptopësh nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, të cilët do të jenë në shërbim të institucionit të Prokurorit të Shtetit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Ceremonia e nënshkrimit të këtij donacioni është zhvilluar ndërmjet kryeprokurorit Lumezi dhe përfaqësuesve të Ambasadës amerikane në Prishtinë të kryesuar nga drejtori i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Shawn Waddoups, i cili ka deklaruar se ky donacion ka për synim që të rrisë kapacitet e punës së prokurorëve dhe mbrojtësve të viktimave.

Qëllimi i këtij donacioni është që t’iu ndihmohet prokurorëve dhe ndihmësve të viktimave që rastet e dhunës në familje të adresohen edhe jashtë orarit të punës, duke iu përgjigjur kështu me urgjencë nevojave të viktimave që kanë pësuar nga aktet e dhunës në familje, veçanërisht gjatë pandemisë me COVID-19.

Këta laptop do të shpërndahen në prokuroritë rajonale për t’u përdorur nga prokurorët në detyra përkatëse si dhe për ndihmësit e viktimave. Po ashtu, parashihet që disa laptop të shpërndahen edhe për prokurorët e Prokurorisë Speciale, Prokurorisë së Apelit dhe për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kryeprokurori Lumezi ka falënderuar Ambasadën amerikane në Prishtinë për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme dhënë sistemit prokurorial, si dhe ka shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori