LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Aktualisht, hyrja në shtetin e Italisë nga Republika e Kosovës lejohet vetëm për ata qytetarë që janë të pajisur me leje qëndrim të vlefshme italian, përfshirë ato të cilat kanë skaduar ku vlefshmëria është shtyrë deri më 31 gusht 2020 dhe kanë vendbanimin/rezidencën në Republikën italiane.

Në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Romë thuhet se në hyrje-daljet në pikat kufitare të territorit italian, udhëtarët duhet të plotësojnë autodeklaratën ku evidentohet qëllimi/motivi i udhëtimit, si dhe pranimi i kushtit për vetizolim 14 ditor menjëherë pas hyrjes në Itali, të cilin duhet ta komunikojnë përmes telefonit pranë organeve të shëndetit publik, sapo të kenë arritur në vendbanimin përkatës.


“Para se të niseni për udhëtim në këtë periudhë, në të mirën tonë të përbashkët, në mbrojtje të shëndetit publik dhe shmangies së radhëve/pritjeve të gjata në pikat e ndryshme kufitare, lutemi që të informoheni dhe respektoni me rigorozitet masat dhe rregullat e parashikuara për qarkullimin ndërkufitar. Për më shumë detaje jeni të lutur të konsultoni linkun në vijim ku, falë kontributit tonë, informacionet do t’i gjeni edhe në gjuhën shqipe. /Telegrafi/

Njoftimin e plotë të Ambasadës mund ta gjeni duke klikuar KETU 

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori