Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka njoftuar se me 1, 4, 6 dhe 7 janar do të jetë e mbyllur, për shkak të festave të fundvitit.

“Të nderuar bashkëqytetarë. Ju njoftojmë se me rastin e Festave të Fundvitit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë do të jetë e mbyllur më 1, 4, 6 dhe 7 Janar 2021”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ambasada.

Ndërkohë që kanë uruar qytetarët për festa.

“Shfrytëzojmë rastin që t’ ju urojmë festa të mbara të gjithëve!”, përfundon njoftimi i ambasadës. /Telegrafi/