LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Italisë dhuron rentgenë për Laboratorin e Mikrobiologjisë në QKUK

Ambasada e Italisë dhuron rentgenë për Laboratorin e Mikrobiologjisë në QKUK

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka pranuar donacion e disa rentgenëve për Laboratorin e Mikrobiologjisë në QKUK, në kuadër të projektit “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”, financuar me mbi tre milionë euro nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS).

Dorëzimin e tyre e ka bërë ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. Ambasadori Orlando ka përgëzuar institucionet e vendit për menaxhimin e pandemisë.


Ai tutje ka thënë se në Evropë është duke u shfaqur vala e dytë e këtij virusi.

“Institucionet kosovare e kanë menaxhuar mirë pandeminë, dhe laboratori është i gatshëm që të ndihmojë në kryerjen e testeve serologjike”, ka thënë Orlando.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nuk duhet të kalojmë në nivel tjetër të disiplinës në mënyrë që të mos përdoren aparaturat në mase të madhe.

Ai bëri thirrje edhe një herë që të respektohen masat anti-COVID.

“Nuk duhet të kalojmë në nivel tjetër të mosdisiplinës dhe ta rëndojmë punën e profesionistëve shëndetësore, e dini me çka janë përballë gjatë dy muajve të verës. Ta mbajmë maskën, higjienën dhe shumë më pak apo fare nuk do kemi nevojë që aparaturat e reja të përdoren në masë të madhe”, u shpreh Zemaj.

E ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se pajisjet janë të nivelit më të lartë kualitative.

“Ky projekt është financuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes së projekteve nga ana e Qeverisë së Italisë me atë të Kosovës. Pajisjet janë të nivelit më të lartë kualitativ he të tilla që në momentin e certifikimit të tyre nuk nevojiten investime shtesë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori