LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe ndihmon familjet në nevojë me pako ushqimore

Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe ndihmon familjet në nevojë me pako ushqimore
Foto: Ilustrim

Ministria e Financave dhe Transfereve ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Ambasadën e Emirateve të Bashkuara me seli në Podgoricë, për shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet me kushte të rënda sociale në Republikën e Kosovës.

Nëpërmjet këtij projekti të financuar nëpërmjet Fondacionit “Khalifa Bin Zaned Al Nahjan”, janë ndihmuar 1305 familje me pako ushqimore, ku janë shpërndarë edhe mbi  32 tonë miell.


“Kemi ardhur me e realizua projektin në muajin e Ramazanit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Transfere – Divizioni për Mirëqenie Sociale dhe në kuadër të këtij aktiviteti kemi bërë shpërndarjen në tetë komuna rreth Kosovës, dedikuar familjeve të varfra. Pakot përmbajnë produktet bazike si miell, vaj, makarona, oriz. Jemi në përmbyllje të projektit dhe janë gjithsej 1305 familje të varfra”, u shpreh Ibrahim Fadlalla nga Ambasada e Emirateve Arabe në Podgoricë.

Ai gjithashtu theksoi se ky projekt është duke u zbatuar çdo vit, duke filluar nga viti 2015.

Ministria e Financave dhe Transfereve është kujdesur që sigurimi i këtyre pakove ushqimore të bëhet në Republikën e Kosovës si dhe të portretizohen produktet vendore.

Këto pako ushqimore janë ndarë në tetë komuna të Kosovës: Mitrovicë, Skenderaj, Prizren, Rahovec, Fushë-Kosovë, Obiliq, Lipjan, Ferizaj si dhe në dy strehimore të grave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori