LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike në Tiranë sondazh: Gjysma e të rinjve në Kukës duan të emigrojnë në Britani, pavarësisht rreziqeve

Ambasada britanike në Tiranë sondazh: Gjysma e të rinjve në Kukës duan të emigrojnë në Britani, pavarësisht rreziqeve

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, ka paralajmëruar për një valë të re emigrantësh shqiptar që do të hyjnë nëpërmjet kalimit të Kanalit Anglez përmes anijeve të vogla. Reagimi i Braverman vjen pas një sondazhi të kryer nga Ambasada Britanike në Tiranë, sipas të cilit gjysma e të rinjve shqiptarë duan të kalojnë Kanalin për në Britani këtë verë.

Reklama

Në sondazh u pyetën 1,800 familje në Kukës, që tregoi se gjysma e të rinjve të moshës 17-22 vjeç donin të linin Shqipërinë dhe të shkonin në Britani, pavarësisht nga rreziqet e kalimit të Kanalit.

Sondazhi, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, zbuloi se në përgjithësi 38 për qind e njerëzve në veri të Shqipërisë donin të largoheshin.

Sipas autoriteteve britanike, një rekord prej 45,700 emigrantësh arritën në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar përmes Kanalit, nga të cilët një e katërta ishin shqiptarë.

Sondazhi vjen vetëm një ditë pasi kryeministri britanik Rishi Sunak deklaroi se se numri i shqiptarëve ilegalë që shkonin në Britani ka rënë me 90%, si rezultat i marrrëveshjes së firmosur me Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama reagoi pas kësaj deklarate duke akuzuar qeverinë britanike se e ka shndërruar në një dramë të vazhdueshme situatën me emigrantët shqiptarë, teksa këta të fundit sipas kryeministrit, përbëjnë vetëm dy për qind të të gjithë emigrantëve që hyjnë përmes Kanalit anglez për në Britani.

Në trend Lajme

Më shumë
Krstiq: Presioni ndaj serbëve në veri vjen drejtpërdrejt nga BIA dhe Vuçiq

Krstiq: Presioni ndaj serbëve në veri vjen drejtpërdrejt nga BIA dhe Vuçiq

Lajme
Escobar: Lajçak ka mbështetjen e plotë, nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik të ndryshojë taktikat e tij

Escobar: Lajçak ka mbështetjen e plotë, nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik të ndryshojë taktikat e tij

Lajme
13-vjeçari në Ferizaj dyshohet se bëri vetëvrasje, prokuroria deklarohet për rastin

13-vjeçari në Ferizaj dyshohet se bëri vetëvrasje, prokuroria deklarohet për rastin

Kronika e Zezë
Dyshohet se morën pjesë në vrasje, tortura e dëbim të popullatës civile – policia jep detaje për arrestimin e tre serbëve në Vushtrri

Dyshohet se morën pjesë në vrasje, tortura e dëbim të popullatës civile – policia jep detaje për arrestimin e tre serbëve në Vushtrri

Drejtësi
Cilat janë garancitë që Asociacioni nuk do të përfundojë si “Republika serbe”, Hovenier: Duhet të keni besim në SHBA-të, jemi zotuar se nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë

Cilat janë garancitë që Asociacioni nuk do të përfundojë si “Republika serbe”, Hovenier: Duhet të keni besim në SHBA-të, jemi zotuar se nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë

Lajme
Gashi, ministrave të LVV-së: Boll u çaraveshët, se po flasim për diçka të rëndësishme

Gashi, ministrave të LVV-së: Boll u çaraveshët, se po flasim për diçka të rëndësishme

Lajme
Kalo në kategori