LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike: Britania nuk i ka këshilluar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Kosovë

Ambasada britanike: Britania nuk i ka këshilluar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Kosovë

Ambasada britanike në Prishtinë ka mohuar raportimet e ndryshme në media se Britania e Madhe ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada britanike ka bërë të ditur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.


“Gazetat e ndryshme të lajmeve kanë raportuar kohët e fundit se Britania e Madhe ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Kosovë. Kjo nuk ështëe e vertetë.

Ne kemi këshilluar për të gjitha udhëtimet e domosdoshme për komunat veriore për disa vite, për shkak të një numri incidentesh të dhunshme të kohëve të fundit të lidhura me krimin e organizuar në veri të Kosovës dhe rrezikun e vazhdueshëm që paraqesin këto struktura. Ne e mbajmë këtë dhe pjesën tjetër të këshillave tona të udhëtimit nën shqyrtim të vazhdueshëm dhe lëshojmë përditësime të rregullta”, thuhet në reagim.

Për më tepër, Ambasada britanike kërkon që të lexohen këshillat e plota të udhëtimit, në adresën e internetit, të cilën mund ta ta gjeni KËTU /Telegrafi/