LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane në Prishtinë “diskriminon” rininë kosovare, ofron viza vetëm për pleq

Ambasada amerikane në Prishtinë “diskriminon” rininë kosovare, ofron viza vetëm për pleq

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se që nga 5 janari 2017 do të filloj të pranoj aplikacionet për viza turistike (B1/B2) për kosovarët e moshës mbi 60 vjeçare.

Sipas kësaj ambasade, përcjell Telegrafi, deri më tani, një shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për ripërtërirjen e vizës së skaduar dhe për të moshuarit mbi 80 vjet.


“Ngaqë ambasada amerikane në Prishtinë përpiqet të ofroj shërbime cilësore për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza dhe ka konsiderata për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, ka vendosur t’i zgjeroj shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Në njërën nga vërejtjet e dhëna në njoftimin e Ambasadës amerikane thuhet se qiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku përderisa njëri nga ta është mbi 60 vjeç.

Ndërkaq shtohet më tej, “të gjithë aplikantët tjerë të moshës 14 deri 59 vjeçare e që aplikojnë për herë të parë për vizë turistike (B1/B2) duhet të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup”.

Ky është njoftimi i plotë:

KOSOVARËT E MOSHËS MBI 60 VJEÇARE DO TË MUND TË APLIKOJNË PËR VIZË TURISTIKE (B1/B2) NË AMBASADËN AMERIKANE NË PRISHTINË

PRISHTINË – ambasada amerikane në Prishtinë ka kënaqësinë të ju njoftoj se, që nga 5 janari 2017 do të filloj të pranoj aplikacionet për visa turistike (B1/B2) për Kosovarët e moshës mbi 60 vjeçare. Deri më tani, shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për ripërtërirjen e vizës së skaduar dhe për të moshuarit mbi 80 vjet. Ngaqë ambasada amerikane në Prishtinë përpiqet të ofroj shërbime cilësore për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza dhe ka konsiderata për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, ka vendosur ti zgjeroj shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë.

Në të ardhmën, aplikantët duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjindet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në: https://xk.usembassy.gov/visas/), të përzgjedhin Prishtinën si vend i aplikimit dhe të caktojnë terminin në web-faqe. Në ditën e intervistës aplikantët duhet të paguajn tarifën për vizë (me para në dorë, dollarë ose euro) në ambasadë ku dhe do të intervistohen nga një zyrtar konzullorë. Vëni re se këto procedura dallojnë nga ato për në ambasadën amerikane në Shkup. Gjatë intervistës, të gjithë aplikantët duhet të vërtetojnë se kualifikohen për të marrë vizën. Zakonisht, vizat e aprovuara mund të mirren në ambasadë, dy ditë pune pas intervistës.

Ambasada amerikane në Prishtinë shpreson të ofroj më shumë shërbime për viza, në vitet në vijim. Për çdo risi dhe ndryshim, përcilleni ambasadën në Facebook. Pyetjet tuaja mund ti drejtoni në PristinaVisas@state.gov

VINI RE:

• Aplikantët duhet të paraqiten jo më shumë se 15 minuta, para intervistës. Armët ose çantat e mëdha, janë të ndaluara në ambasadë. Aplikantët këshillohen ti lënë pajisjet elektronike në shtëpi për të lehtësuar kontrollimin e tyre nga ana e personelit të sigurimit.

• Për të arritur tek sektori konzullor, duhet ecur shkallave dhe sipërfaqeve jo të rrafshta. Për shkak të hapsirës së limituar, përsonat të cilët nuk aplikojnë për vizë nuk do të mund të futen në ambasadë. Aplikantët me aftësi të kufizuara apo që kanë nevojë për ndihmë të ndonjërit prej anëtarëve të familjes këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.

• Qiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku përderisa njëri nga ta është mbi 60 vjeç. Të gjithë aplikantët tjerë të moshës 14 deri 59 vjeçare e që aplikojnë për herë të parë për vizë turistike (B1/B2) duhet të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.

• Sektori konzullor ka kohë të limituar për intervista (termine). Aplikantët duhet të kenë durrim nëse data e tyre e preferuar për intervistë nuk është në dispozicion. Aplikantët me raste urgjente këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori