LAJMI I FUNDIT:

Amazona e Brazilit: Shpyllëzimi ‘rritet në nivelin më të lartë në 12 vitet e fundit’

Amazona e Brazilit: Shpyllëzimi ‘rritet në nivelin më të lartë në 12 vitet e fundit’

Shpyllëzimi i pyjeve të Amazonës në Brazil është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008, raporton agjencia hapësinore e vendit (Inpe).

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një total prej 11,088 km katrorë pyjesh u shkatërruan nga gushti 2019 deri në korrik 2020.


Dhe kjo vlerësohet si një rritje prej 9.5% nga viti i kaluar.

Ndryshe, Amazona është një “depo” jetike e karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Sipas CNN, shkencëtarët thonë se ajo ka pësuar humbje me një ritëm të përshpejtuar që kur Jair Bolsonaro mori detyrën në janar të vitit 2019.

Presidenti brazilian ka inkurajuar aktivitetet e bujqësisë dhe minierave në pyjet më të mëdha në botë.

Ndryshe, Amazona njihet si “shtëpia” e rreth tre milionë specieve të bimëve dhe kafshëve, dhe një milion njerëzve autoktonë. /Telegrafi/