LAJMI I FUNDIT:

Amazon teston bërjen e pagesave me skanim të dorës

Amazon teston bërjen e pagesave me skanim të dorës

Amazon ka nisur testimin e një mënyre të re pagese në dyqanet e “Whole Foods” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas New York Post, përcjell Telegrafi, skanimi i dorës për të realizuar blerje ka filluar tashmë të përdoret në zyrat e Amazonës dhe punëtorët do ta shfrytëzojnë teknologjinë biometrike për të blerë nga makinat produkte të ndryshme.


Dalluar nga skanerët e gjurmëve të gishtërinjve që gjenden sot në pajisje të ndryshme, sistemi i ri i pagesave i Amazon, i emëruar si Orville, nuk iu kërkon klientëve të prekin sipërfaqen e skanimit. Ai përdor pamjen dhe thellësinë gjeometrike për të identifikuar formën dhe madhësinë e secilës dorë që skanon, përpara se t’i kalojë blerjet në kartën e kreditit të blerësit.

Skanuesit e duarve do të lidhen me llogaritë e klientëve në Amazon Prime në mënyrë që ata të përdorin kartat e kreditit ose të debitit, të cilat janë tashmë të vendosura në sistem.

Sistemi i pagesave mund ta përpunojë transaksionin brenda 300 milisekondash dhe krahasuar me të, transaksionet normale të kartave zgjasin rreth tre apo katër sekonda. /Telegrafi/