Amazon përdorë inteligjencën artificiale për t’i gjetur kritikat dhe vlerësimet e rreme
Amazon ka bërë të ditur se po e përdorë teknologjinë më të fundit të inteligjencës artificiale për të zbuluar kritikat e rreme dhe për t’i identifikuar komentet të cilat nuk janë të vërteta.
Gjiganti i teknologjisë është përballur me “agjentët” e vlerësimeve të rreme, të cilët janë një problem i madh për faqen e tij të blerjeve.
Amazon ka investuar në modelet e “machine learning” të cilat analizojnë mijëra pika të të dhënave të cilat e ndihmojnë atë që të detektojë sjellje jo të zakonshme, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Agjentët e vlerësimeve të rreme përdorin platforma të palëve të treta, duke përfshirë rrjetet sociale dhe shërbimet e mesazheve të koduara, për të blerë, shitur dhe të bëjnë kritika të rreme.
Vlerësimet e rreme mund t’i shtyjnë klientët të marrin vendime për blerjen, për shembull të një laptopi ose një lodre për fëmijë, bazuar në atë që ata besojnë se janë reagime të vërteta nga blerësit e tjerë, kur në realitet dikush është paguar për të shkruar një koment për të rritur vlerësimet e një shitësi ose për të minuar një firmë rivale.
Ato nuk janë gjithmonë të lehta për t’u dalluar, megjithëse informacioni i përgjithshëm ose një përqindje shumë e lartë e vlerësimeve me pesë yje mund të jetë një ndihmesë në zbulimin e tyre.
Në vitin 2022, Amazon zbuloi mbi 23,000 grupe të rrjeteve sociale, me mbi 46 milionë anëtarë dhe ndjekës, të cilat shkruanin vlerësime të rreme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Flash në HTML5
Android më i pasigurti
Apple thuhet se po teston telefonat me portin USB-C
Studimi zbulon se butonat ‘dislike’ dhe ‘not interested’ në YouTube mezi funksionojnë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe