LAJMI I FUNDIT:

Amazon ndërton qendër të përpunimit satelitor prej 120 milionë dollarësh në Florida

Amazon ndërton qendër të përpunimit satelitor prej 120 milionë dollarësh në Florida

Amazon po ndërton një strukturë përpunimi prej 120 milionë dollarësh në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida për mijëra satelitët e saj të planifikuar të internetit Kuiper, thanë të premten kompania dhe zyrtarët shtetërorë nëpërmjet një deklarate.

Ndërtesa prej mbi 9 mijë metrave katrorë është pjesë e një investimi prej 10 miliardë dollarëve që Amazon ka alokuar për projektin e saj Kuiper, një rrjet i planifikuar prej 3,200 satelitëve në orbitën e ulët të Tokës, i projektuar për të transmetuar internetin me brez të gjerë në shkallë globale.


Rrjeti i internetit Kuiper, i cili do të konkurrojë me Starlink-un e kompanisë të Elon Musk, SpaceX, pritet të plotësojë shërbimin e fuqishëm të internetit të Amazon, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Qendra në Florida do të punësojë 50 punëtorë dhe do të jetë ndalesa e fundit për satelitët Kuiper të Amazon përpara se të shkojnë në hapësirë, pasi do të prodhohen në fabrikën kryesore të projektit Kuiper në Redmond, Uashington, ndërsa një hapësirë dhjetëkatëshe do t’i lejojë satelitët të vendosen në nyjet e ngarkesës së raketës.

Amazon filloi ndërtimin e qendrës në muajin janar dhe planifikon ta përfundojë atë deri në fund të vitit 2024, me synimin për të dërguar grupin e parë të satelitëve në objekt për përpunim në gjysmën e parë të vitit 2025, deklaroi Steve Metayer, nënkryetari i Amazon për Kuiper Production Operations.

Gjiganti amerikan synon që satelitët e parë të prodhuar në masë t’i lansojë në fillim të 2024-shit, duke nisur kështu një plan i cili parasheh lansimin e gjysmës së rrjetit deri në vitin 2026, siç edhe kërkohet nga rregullatorët amerikan.

Amazon planifikon të lansojë prototipat e parë satelitor në hapësirë deri në fund të vitit, të ndjekur nga lansimet e satelitëve të parë të prodhuar në masë në 2024. Testimi i shërbimit me klientët e korporatave dhe qeverisë do të fillojë atë vit, tha kompania. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori