LAJMI I FUNDIT:

Alternativa?!

Alternativa?!

Dikush, si Thaçi, edhe mund të thotë se “alternativë e dialogut është konflikti”?! Dhe, më ketë mendon se e ka “zbuluar” rrotën! Gjersa të gjithë e dimë se ka dialog e dialog. Ka dialog të fortë, të balancuar dhe dialog të butë.

Këtu natyrshëm duhet të shtrohet pyetja: në Bruksel pala e Kosovës çfarë bisedimesh zhvilloi?


Nuk mund të thuhet se dialogu ishte i balancuar dhe as i butë, se për të fortin e udhëhoqi pala serbe. Pala e Kosovës atje me palën serbe zhvilloi dialog komprometues, ndërsa pala serbe zhvilloi dialog të fortë. Ata nuk dhanë asgjë, ndërsa morën gjithçka!

Pse ndodhi kjo?

Ka ndodhur kështu se delegacioni i Kosovës ishte delegacion “femre” dhe jo vetëm pse fillimisht u udhëheq nga një femër, por se edhe kur u “udhëhoq” nga i “forti”, nuk u vërejt asnjë ndryshim. Përkundrazi, komprometimi u thellua. Komprometimi u thellua sa edhe u shpall jokushtetues kur delegacioni u udhëheq nga trashëgimtari i pacifizmit.

Kështu, më në fund në bisedimet e Brukselit u bënë bashkë i “forti” me të butin dhe e “dhiten punën”. Se për t’i ikur “konfliktit” u deshtë të përm… deri në fyt qeveritarët tanë!

Por, krejt në fund, nuk kemi si mos ta shtrojmë një pyetje: të “fortët” e të butet tanë të Brukselit, po të dialogonin për interesat e tyre personale, siç i kemi parë shpesh, pa dyshim që do të zhvillonin dialog të fortë dhe nuk do ta eliminonin as konfliktin si alternativë.

Ndodh kështu se këta njerëz nuk kanë emocione politike për shtetin!

Në trend

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Kalo në kategori