Struktura e Alternativës në Gjilan ka aderuar në partinë Nisma Socialdemokrate, ku kryetari i degës dhe sekretari tash e tutje do të jenë pjesë e kryesisë se Nismës në Gjilan.

Kryetari i degës së Alternativës në Gjilan, Alfred Halili sekretari organizativ Fikri Mehmeti me gjithë strukturat e kësaj partie sot ju bashkuan Nismës.

Valdete Bajrami, që është një prej themeluesve të para të kësaj partie, dhe drejtuese e forumit të gruas në Nisma, tha se ky subjekt po përkrahet fuqishëm edhe në Anamoravë.

“Sot e kemi filluar ditën me aderimet e disa zonjave në Gjilan, mirëpo e kemi përmbyll para se të shkojmë në tubim në lagjen Zabeli, kemi pas aderim komplet të strukturës se Alternativës, do te thotë dega e Alternativës në Gjilan në krye me kryetarin e saj Alfredin dhe sekretarin e partisë dhe anëtarët e kryesisë kanë aderuar në Nisma dhe tash e tutje do të jenë pjesë e Nismës Socialdemokrate në Gjilan”, tha Bajrami.

Ajo bëri të ditur se Alfred Halili dhe Fikri Mehmeti do të jenë pjesë e kryesisë së Nismës në Gjilan.

“Nisma Socialdemokrate në Gjilan është një forcë të cilën po e përkrahin qytetarët anë e kënd Anamoravës dhe aderimet këtu vetëm po na dëshmojnë, sepse po jemi një frymë e cila i ka munguar Anamoravës tash e sa vite, dhe besoj edhe zgjedhjet e 6 tetorit do ta dëshmojnë që Nisma Socialdemokrate, jo vetëm në pjesë tjera të Kosovës, por edhe në Anamoravë do të dale fuqishëm me një fitore që shumëkush e ka kontestuar, mirëpo vazhdimisht sukseset tona do ta tregojnë që e vetmja derë e cila është e hapur për te rinjtë, të rejat, gratë, në Anamoravë, po shihet tash si alternativë Nisma në këtë rast, edhe për ish-aktivistë dhe kryetarin e Alternativës ne ketë rast që na u bashkuan sot”, tha ajo.

Sipas Bajramit, më 6 tetor qytetarët e Anamoravës do t’i ndëshkojnë me votë ata që e kanë lënë të pa zhvilluar këtë zonë.

“Anamorava është lënë si një zorrë qorre sepse ju e dini të gjitha rajonet janë zhvilluar shume dhe mentaliteti se duhet të votohet një parti për një person, i cili tashmë nuk është, ose për një person tjetër nuk po i sjell një te mirë vendit dhe qytetarëve dhe besoj që qytetarët e Gjilanit tashmë janë vetëdijesuar dhe në datën kur parashihet të mbahen zgjedhjet ndëshkimin për ta do ta bëjnë me votë. Por ketë rast diferencimi do te jetë më i madh, sepse nuk i kanë pas alternativat e mëhershme sepse edhe ne si Nismë si degë jemi kon ndoshta më pak në terren në të kaluarën mirëpo tash jemi që nga mëngjesi në zyre, në lagje, në fshatra dhe komunikimi direkt i joni me qytetarët ka bërë që të jemi adresa e vetme për ta pas 6 tetorit”, tha ajo.

Bajrami u shpreh e bindur se në zgjedhjet r 6 tetorit do të dëshmohet përkrahja që qytetarët i japin Nismës, ndërkohë shtoi se nevoja që Fatmir Limaj të jetë pjesë e qeverisë është e domosdoshme.

Përveç Valdete Bajramit, ish-anëtarët e Alternativës, në Nismë i kanë pritur edhe sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, kryetari i degës Sevdail Robeli, dhe ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala./kp/Telegrafi/