LAJMI I FUNDIT:

Alpinisti nga Tetova Murseli mori pjesë në nxjerrjen e një vajze dhjetëvjeçare shtatë ditë pas tërmetit

Alpinisti nga Tetova Murseli mori pjesë në nxjerrjen e një vajze dhjetëvjeçare shtatë ditë pas tërmetit

Alpinisti nga tetova, Nadir Murseli sot nga qyteti turk Kahramanmarash na dërgoi informatë dhe fotografi për shpëtimin e pabesueshëm të vajzës së mbijetuar dhjetëvjeçare e cila madje shtatë ditë ishte nën rrënoja.

Ai u nis në Turqi ku iu bashkua shpëtimtarëve nga Bosnja e Hercegovina. Ky ekip së bashku me ekipin turk AFAD arritën ta nxjerrin vajzën e mbijetuar.


“Rreth orës 13:00 sapo e nxorëm vajzën irmak, patëm gëzim të madh këtu. Që këtu u dëgjua një zë, tre-katër orë punuam për ta nxjerrë nga rrënojar. Mrekulli e madhe është se si ka mbijetuar. Ajo ishte shtatë ditë nën rrënoja, ndërsa ndërtesa ishte shtatë-tetë kate”, informoi 45-vjeçari Murseli nga Tetova.

Ai prej 9 shkurtit ndodhet në rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi, më saktë në Kahramanmarash, në juglindje të vendit.

Murseli u nis vetë nga tetova me autobus drejt Stambollit ku mbesa dhe dhëndri i tij janë angazhuar të vazhdojë drejt qyteteve më të goditura nga tlrmeti. Drejt Adanës u nis me aeroplan tjetër dhe më pas me ekipe të tjera të shpëtimtarëve me autobus nga Adana katër orë udhëtuan drejt kahramanmarashit.

Alpinisti tetovar flet rrjedhshëm gjuhën turke, kështu që ekipit nga Bosnja e Hercegovina, përveç në kërkimin nën rrënoja, u ka ndihmuar edhe me përkthime.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori