Alonso, Iraiola dhe Silva - të tre trajnerët në listën e gjigantit anglez

Sipas gazetarit Matt Law të “The Telegraph”, Chelsea po i vlerëson trajnerët Andoni Iraola, Marco Silva dhe Xabi Alonso si objektivat kryesorë për postin e trajnerit, pasi e shkarkoi Liam Roseniorin pas humbjes turpëruese 3-0 ndaj Brightonit, që e zgjati serinë pa fitore të londinezëve.
Raportohet se klubi ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e kandidatëve për të kuptuar gatishmërinë dhe disponueshmërinë e tyre.
Në mesin e këtyre kontakteve përmendet edhe agjencia që përfaqëson si Iraolan ashtu edhe Alonson, ndërsa Chelsea po ndjek një proces të kujdesshëm dhe të planifikuar, ku thuhet se po shqyrtohen edhe emra të tjerë që nuk janë bërë publikë.

Sa i përket kandidatëve, Iraola pritet ta mbyllë aventurën te Bournemouth në verë, Marco Silva po bën punë të mirë te Fulham, ndërsa Xabi Alonso – pas një periudhe në rrethin e Real Madridit dhe si opsion i përmendur vazhdon të tërheqë interes nga klubet më të mëdha.
Në të njëjtin raport theksohet se emra si Cesc Fabregas dhe Filipe Luis nuk kanë arritur të futen në listën përfundimtare të Chelseat.
Rosenior qëndroi vetëm katër muaj në detyrë, periudhë gjatë së cilës Chelsea zbriti në mesin e tabelës, por praktikisht i shoi shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Përkohësisht, ekipin do ta drejtojë Calum McFarlane, ndërsa drejtuesit e klubit po kërkojnë trajner me profil të provuar për ta rindërtuar skuadrën, pa marrë vendime të nxituara. /Telegrafi/




















































