Almeda Abazi e "Çënari" të pakënaqur me trajtimin që iu bërën në Shqipëri

Almeda Abazi u bë edhe më e njohur te shqiptarët në saje të martesës me aktorin e njohur turk, Tolgahan Saysiman.
Në fakt, ish Miss Shqipëria e vitit 2008 ka qenë e ftuar këtë edicion në talent shoun e vallëzimit “Dancing With The Stars”.
Ajo me sukses të plotë e udhëhoqi për tre muaj rresht dhe asnjëherë nuk u ankua në trajtimin që i ishte bërë bukuroshes.
Por, duket se sot ajo është ndarë e pakënaqur me çfarë i ndodhi, ku ishte i pranishëm duket se edhe bashkëshorti, i njohur më mirë si Çënari.
Ajo ka zbuluar se ka paguar ujin, rrobat që ka larë dhe hekurosjen e kostumit të burrit, i cili kishte ardhur në spektakël pa asnjë kompensim.
Kështu së paku ka shkruar 26-vjeçarja duke treguar se virtyti më i miri i shqiptarëve ka qenë mikpritja, por që këtë herë u nda e dëshpëruar.
Ndryshe, dyshja do të vazhdojë karrierën në shtetin turk, ku aktori do të paraqitet në disa projekte të reja filmike. /Telegrafi/














































