LAJMI I FUNDIT:

AllWeb me një eksperiencë totalisht ndryshe – fokusi në tendencat më të reja të GenAI

AllWeb me një eksperiencë totalisht ndryshe – fokusi në tendencat më të reja të GenAI

AllWeb, ngjarja kryesore e marketingut digjital, komunikimit, kreativitetit dhe inovacionit në Evropën Juglindore, rikthehet këtë vit plot risi.

Me një përmbajtje të cilësisë së lartë nga folës ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas, konferenca premton të ndryshojë mënyrën se si mendoni në fushën e marketingut digjital dhe inovacionit.

“Për të dëshmuar angazhimin tonë, ju kemi njohur tashmë me disa prej dhjetë folësve që do të ngjiten në skenën e AllWeb më 2 nëntor”, tha Darko Buldioski, bashkë-themelues dhe drejtor programi i AllWeb.

Në mesin e folësve është edhe Jay, i njohur ndryshe si Jasmin Aliç, i cili është krijuesi numër 1 i përmbajtjes në LinkedIn. “Me një rekord të provuar si copywriter për kompani të Fortune 500 si dhe me ndihmën e dhënë për klientët e tij, të cilët kanë qenë pjesë e publikimeve në: The Times, Huffington Post, Google I/O dhe audienca të tjera, ekspertiza e Jay në marketing dhe strategjinë e markës është e pakrahasueshme. Ajo që e dallon Jay është rritja e tij impresionuese në LinkedIn, ku ai fiton 1000 ndjekës çdo ditë, madje edhe në ditët kur nuk poston”, shton Buldioski.

Tema kryesore për konferencën e këtij viti është Inteligjenca Artificiale Gjeneruese (Generative AI), një temë e nxehtë e cila po transformon industrinë e marketingut dhe ndihmon markat të
ofrojnë përvoja të paharrueshme për konsumatorët. Audiencës do t’i jepet mundësia të dëgjojë nga Dave Birss, eksperti kryesor për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në punën e
përditshme.

“Gjatë vitit të kaluar, ai ka eksploruar botën e Inteligjencës Artificiale Gjeneruese dhe ka bërë disa zbulime të jashtëzakonshme. Në fakt, ai është bërë eksperti kyç për përdorimin e IA-së në punën e përditshme dhe ka fituar një reputacion si Sensible AI Guy.

Kurset e tij në LinkedIn kanë ndihmuar shumë organizata të aplikojnë Inteligjencën Artificiale më efektivisht dhe të arrijnë qëllimet e tyre”, shpjegon Gerti Boshnjaku nga bordi organizativ i AllWeb.

Me mjetet dhe ekspertizën e duhur, analizimi i të dhënave mund të nxjerrë në pah të dhëna të vlefshme që nxisin inovacionin dhe rritjen. Për të kënaqur shijet e atyre që u pëlqejnë numrat,
AllWeb fton Steen Rasmussen.

“Qasja e tij në analizimin e të dhënave është vërtet unike dhe të sprovon të mendosh thellë. Përmes shembujve ai do t’i thjeshtëzojë koncepte komplekse në mënyra që edhe ata me njohuri
teknologjike të kufizuara mund t’i kuptojnë. Është vërtet e jashtëzakonshme se si disa fjalë të thjeshta nga ai mund të ndryshojnë plotësisht perspektivën e një personi mbi analizimin e të
dhënave,” theksojnë organizatorët.

AllWeb është një konferencë rajonale e cila pati edicionin e parë në Maqedoni në vitin 2012.

Prej atëherë, ka ofruar një përvojë unike për specialistë të shumë industrive nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Pjesëmarrësit përfshijnë kompani dhe marka të njohura që specializohen në transformimin digjital, agjencitë e marketingut, ekspertët në marketing, këshilltarët në inovacion, profesionistët në zhvillim dhe programim, ekspertët në ICT, specialistët në industrinë celulare, profesionistët e PR dhe ekspertët në mediat sociale.

Përfitoni nga mundësia për tu zhvilluar paralelisht me zhvillimet e teknologjisë, duke marrë pjesë në konferencën njëditore në Tiranë, Shqipëri, më 2 Nëntor. Fitoni njohuri të vlefshme në
temat që formojnë ekonominë e tregut digjital dhe kanë një ndikim të qëndrueshëm në skenën e biznesit të Shqipërisë në përgjithësi.

Për më shumë informacion mbi përmbajtjen e konferencës dhe biletat, vizitoni allweb.digital.

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori