Barcelona është klubi i vetëm që trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, mendon se duhet ta shmangin në shortin për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër eliminoi Barçën sezonin e kaluar me një rezultat të përgjithshëm 3-0, por humbi finalen e vitit 2015 nga Blaugranët.


Juventusi gjithashtu mori vetëm një pikë nga dy ndeshje grupore në këtë sezon, pasi në takimin në Camp Nou u mposht me lehtësi.

"Skuadra e vetme që nuk dua në short është Barcelona", ka thënë fillimisht Allegri një interviste për Viasport.

AllegriPocchetino e1520462369300 Allegri u tregua strateg i madh ndaj Tottenhamit (Getty Images)

"Sepse çdo vit (ne shortojmë) Barcelonën, Barcelonën, Barcelonën ... le të ndalet tani!"

"Do lëviz nga klubi këtë verë? Jo, sepse kam një kontratë deri në vitin 2020", përfundoi Allegri.

Ndryshe, Juve u kualifikoi në çerekfinale pas eliminimit të Tottenham Hotspur, ndërsa skuadra e Ernesto Valverdes përballet me Chelsean në ndeshjen e kthimit në shtëpi, pasi në të parën luajtën 1-1 në Stamford Bridge.

Juventusi momentalisht është vetëm një pika prapa liderit në Serie A, Napolit dhe pritet të jetë pretendenti kryesor për të fituar titullin edhe këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app