LAJMI I FUNDIT:

Allegri pas humbjes nga Sassuolo: Kjo që ndodhi sonte, nuk duhet të ndodh kurrë më

Allegri pas humbjes nga Sassuolo: Kjo që ndodhi sonte, nuk duhet të ndodh kurrë më

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur pas ndeshjes me Sassuolon, ku ka thënë se skuadra nuk duhet të pësojë më kurrë gola si ai në fund të ndeshjes.  

Zonja e Vjetër pësoi humbjen e dytë në shtëpi këtë sezon ndaj Sassuolos me rezultat 2-1.

“Duhet të ishim më të organizuar, sidomos në fund të ndeshjes. Këto janë ndeshje që nuk mund t’i humbni nëse shihni se nuk mund t’i fitoni”.


“Ne duhet të reflektojmë se si i trajtojmë ndeshjet, nuk mund ta pranojmë atë gol në një kundërsulm. Kemi pasur disa raste për të shënuar, por nëse nuk jeni klinik, gjithçka bëhet më e vështirë”.

“Pavarësisht nga kjo, ne ishim shumë të furishëm në fund të ndeshjes dhe kjo nuk mund të ndodhë. Nuk është një problem fizik, është më shumë për mentalitetin”.

“Nuk vuajtëm aq shumë sonte sa kundër Interit të dielën, ishim më të qetë, sonte ishim shumë të furishëm”.

“Sassuolo ka aftësi të shkëlqyera teknike, ata luajnë mirë në kundërsulm”.

“Ne kishim momentin në anën tonë. McKennie luajti një lojë të mirë, Bentancur ka të njëjtat karakteristika”.

“Nuk është problem i lojtarëve, është problem mentaliteti. Juventusi nuk pranon kurrë gola si sot, nuk duhet të ndodhë më”, deklaroi Allegri pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori